Zvicra përuron tunelin më të gjatë dhe më të thellë në botë

614
Tuneli më i gjatë dhe më i thellë hekurudhor në botë është përuruar zyrtarisht në Zvicër dhe ka nisur nga përdorimi pas thuajse dy dekadash punime për ndërtimin e tij. Tuneli me dy kalime të njëjta prej 57 kilometrash ofron lidhjen me tren të shpejtësisë së lartë mes Veriut dhe Jugut të Europës, nën Alpet zvicerane. Zvicra vet thotë se ky projekt do të revolucionarizojë transportin europian të mallrave. Kjo pasi, mallrat që transportohen aktualisht përmes rrugëve nga rreth një milion kamionë në vit, tashmë do të kalojnë përmes këtij shërbimi të ri hekurudhor.
Tuneli zviceran tejkalon për nga gjatësia atë të Japonisë në Seikan, prej 53.9 km, ndërsa zbret në vendin e tretë tunelin në ngushticën e La Manshit prej 50.5 km që lidh Britaninë me Francën. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, si dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, do t’u bashkohen që të tre zyrtarëve zviceranë në ceremoninë e hapjes së tij. “Ky tunel është thjesht pjesë e identitetit zviceran”, tha drejtori i Zyrës federale të Transportit, Peter Fueglistaler për agjencinë e lajmeve “Reuters”. “Për ne, pushtimi i alpeve ka qenë si hulumtimi i oqeaneve nga holandezët”.
Sigal