Në shtator protesta për heqjen e bustit të Zogut

580
Sigal

Flasin Marko Dajti, Dalan Buxheli, Murat Basha, Besnik Murati dhe Odise Porodin

Duket se largimi i kryeministrit Berisha, do të rrezikojë edhe qëndrimin e bustit të Zogut, në kryeqytet, apo heqjen e emrit të tij, nga bulevardi kryesor i Tiranës. Kjo sepse veteranët e Shqipërisë, kanë përgatitur kërkesën për Bashkinë e Tiranës, që busti i Zogut të hiqet nga kryeqyteti. Përveç kësaj, nëse bashkia nuk merr masat e duhura, atëherë, ata do të kërkojnë heqjen e bustit nëpërmjet, protestave në shesh. Pas fitores së të majtëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duket se veteranët e luftës kërkojnë të fitojnë revanshin e tyre ndaj mbretit të shqiptarëve, të cilin ata e cilësojnë si tradhtarin e kombit. Ndërsa, legalistët mendojnë se ai bust nuk duhet të lëvizë nga piedestali, si edhe faktin që ky bulevard është i nderuar me emrin e lartmadhërisë së tij, mbretit të shqiptarëve.

 Dalan Buxheli: Zogu tradhtar, të hiqet

 Kryetari i organizatës së Familjeve të Dëshmorëve u shpreh, se heqja e emrit të Zogut nga Bulevardi kryesor ndodhet në një fazë të vonuar. Sipas tij, busti i Zogut duhej hequr nga veteranët e luftës qysh ditën e parë, por mos heqja e bustit tregon, maturinë e vendimeve të organizatave të veteranëve, të cilët presin vendimin përfundimtar të Bashkisë. “Ne mendojmë se ai duhet hequr që nesër nga bulevardi kryesor, sepse po fyen kujtimin e patriotëve shqiptarë, të cilët u vranë për lirinë e Shqipërisë, ndërkohë që ai vetë ia mbathi duke marrë me vete valixhet me flori”, u shpreh Buxheli. Nga ana tjetër ia shtoi se politika në këto raste duhet të dëgjojë historianët, pastaj të vendos për pagëzimin emrave, apo vënien e busteve. Në këtë kontekst, Buxheli vuri në dukje se Organizata e Familjeve të Dëshmorëve do të mbështes çdo iniciativë për pastrimin e bulevardit, duke hequr emrin e Zogut. “Ne deri tani kemi ruajtur qetësinë deh nuk kemi dashur të krijojmë shqetësime në opinionin publik, por provokimi që na është bërë duke vendosur bustin e një mbreti të vetëshpallur antishqiptar, është i patolerueshëm”, nënvizoi kreu i Familjeve të Dëshmorëve. 

Odise Porodina: Në shtator protestë për dëbimin e Zogut

Nga ana tjetër njëri prej drejtuesve të organizatës së Veteranëve të Luftës Odise Porodina u shpreh se: Zogu duhet të hiqet urgjentisht, pasi vendosja e tij në bulevard është bërë mbi një vendim antiligjor. Sepse, Kongresi i Përmetit ka vendosur që Ahmet Zogu, tradhtari i kombit tonë,  të mos të ketë të drejtë të kthehet në Shqipëri, as i gjallë, as i vdekur. Organizatat tona të veteranëve kanë marrë shumë letra dhe telefonata ku kërkohet heqja e bustit të Ahmet Zogut nga Bulevardi qendror, si edhe heqja e emrit të tij nga ky bulevard. Këto kundërshtime neve i kemi përcjellë në opinionin publik nëpërmjet mediave periodike. Me një fjalë të gjithë anëtarët e organizatës sonë janë absolutisht kundër emrit të mbretit të vetëshpallur, me anë të diktaturës së tij. Prandaj, ata kërkojnë që tani ka ardhur koha e duhur q ky emër ëtë hiqet dhe ët zëvendësohet nga emri i dikurshëm “Bulevardi 4 Dëshmorët”, ose nga ndonjë emër tjetër që është përfaqësues i bashkimit të shqiptarëve dhe jo i tradhtisë së shqiptarëve, siç është emri i Zogut”. Sipas tij, nëse politika shqiptare nuk e vë në vend padrejtësinë e bërë ndaj banorëve të kryeqytetit, pra nëse politika nuk largon Zogun nga bulevardi, atëherë veteranët do të ngrihen në protesta për të ndrequr atë që u prish nga qeveria e Berishës. Ne veteranët, e Luftës nuk mund ta lejojmë një turp të tillë kaq të rëndë mbi kryeqytetin tonë, duke i lënë brezave që vijnë emrin e Ahmet Zogut në sheshin dhe bulevardin qendror të Tiranës”, u shpreh ai, duke theksuar se së shpejti ata do t’i bëjnë kërkesë zyrtare bashkisë së Tiranës për heqjen e Zogut nga kryeqyteti dhe më tej, nëse kjo nuk realizohet, atëherë në në muajin shtator, veteranët do të nisin protestat e tyre paqësore për heqjen e këtij busti.

Marko Dajti

Unë mendoj se iniciativa e Veteranëve të Luftës nuk duhet të mbetet e veçuar dhe këta veteranë duhet të shkojnë të bashkuar në kundërshtimin e tyre, për heqjen e emrit dhe bustit të Zogut”. Kështu u shpreh dje, kreu i komunistëve të Shqipërisë, Marko Dajti, i cili nënvizoi se kjo kërkesë për dëbimin e Zogut është shumë e drejtë. Sipas tij, ka ardhur momenti i përshtatshëm që Zogut t’i hiqet emri dhe busti nga bulevardi kryesor. “Në fakt, koha ka ardhur më parë, por ne komunistët deri tani nuk kemi vepruar për arsye të interesave madhore të kombit shqiptar”, tha ai. Dhe më tej vijoi: “Ne kemi dashur të ruajmë stabilitetin, për shkak të problematikave që përjetojnë sot shqiptarët, por komunistët as nuk kanë qenë, as nuk janë dhe as nuk do të jenë dakord që bulevardi i Tiranës të identifikohet me emrin e një tradhtari”. Sipas Dajtit, Ahmet Zogu vetëm hodhi baltë dhe turp mbi emrin e shqiptarëve, duke ia mbathur në ditët e vështira të pushtimit, ndërkohë që ai i vodhi floririn popullit shqiptar. Dhe më tej, në ligjëratë të drejtë Marko Dajti tha: Populli shqiptar nuk harron kurrë se Enver Hoxha është çliruesi i Tiranës dhe ndërtuesi i bulevardit të kryeqytetit, prandaj nderi ynë e do që ky bulevard të mbajë emrin e komandantit legjendar dhe trimit sypatrembur, themeluesit të PKSH-së dhe njeriut që i dha dinjitet kombit tonë. Ai është  Enver Hoxha”.

Muart Basha: Ky është turp

“Ky është një turp që nëkupton një rikthim mesjetar, në prapambetjen mendore të atyre që iniciojnë organizime të tilla”. Kështu është shprehur, nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha i cili vuri në dukje vlerat dhe meritat e padiskutueshme të Mbretit Zog, në historinë e Shqipërisë”. Sipas tij, figura shumë dimensionale e mbretit Zog e nderon historinë e kombit tonë dhe gjithashtu busti i Mbretit Zog, i jep nder kryeqytetit të shqiptarëve.

Besnik Murati: Po zgjohen fantazmat e së kaluarës

Unë mendoj se këta zëra që po përhapen kohët fundit për heqjen e bustit të mbretit Ahmet Zogu, pra këta zëra nuk janë aspak përfaqësues të shoqërisë shqiptare, por ca individë të dëshpëruar që kanë pasur dhe kanë si synim rebelimin”. Këtë e deklaroi dje, nënkryetari tjetër i Partisë Lëvizja E Legalitetit, Besnik Murati, i cili tha se “Vlerësimi për figurën dhe madhështinë e Zogut duhet ët vazhdojë akoma deri sa gjithçka të vihet në vendin e vet”. Sipas tij, duke vlerësuar mbretin Ahmet Zogu, shoqëroi shqiptare ka vlerësuar vetveten, sepse Zogu ka qenë përfaqësuesi më legjitim dhe më i përkushtuar i drejtuesve të lartë ët shtetit shqiptar, gjatë shekullit të kaluar”.