Në Shijak uji përmbyt shtëpi, rrugë e të mbjella, asnjë mbështetje nga autoritetet (VIDEO)

204
Sigal

Vërshimi i ujrave të lumit Erzen që doli nga shtrati pas reshjeve intensive të dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në Shijak, bashki që është goditur vijimësisht nga fatkeqësitë natyrore, prej fundivitit të 2019.

Pasojat më të rënda janë në sipërfaqe tokash të mbjella, banesa, stalla bagëtish e bazë ushqimore për këto të fundit. Siç shikohet edhe në pamje, në rrethinat e Shijakut, niveli i ujit në zona të caktuara arrin në mbi një metër në rrugë e shtëpi të banueshme. Me gjithë përpjekjet e banorëve për të shpëtuar ç’të munden nga uji, dëmet në orendi shtëpiake, strukturat e banesave dhe gjë e gjallë, janë  tepër të mëdha. Nga ana tjetër vërshimi i ujit ka sjellë për pasojë edhe ndotjen e ambientit pasi, Erzeni ka rrëmbyer çka gjetur përpara në vërshimin e tij drejt zonave të banuara. Kjo është hera e tretë  brenda një harku të shkurtër kohor, që këto zona përmbyten, ndërsa  ende nuk janë rikuperuar pasojat e tërmetit të Nëntorit 2019.

Në përballje me këtë situatë banorët vijojnë të jenë të vetëm, pasi ka munguar plotësisht mbështetja  e autoriteteve lokale apo qëndrore. Nevojat konsistojnë  fillimisht në furnizimim me ushqime dhe ujë të pijshëm për banorët, ushqim për bagëtinë e më pas në vlerësimin dhe dëmshpërbliminn e dëmeve, për çfarë gjasat a janë shumë vogla, nëse do t’i referohemi mosreagimit të deritanishëm të autorteteve shtetërore.