Hiqet ora policore në Kosovë, studentët rikthehen në auditore

150
Sigal

Qeveria e Kosovës, ndryshe nga ajo e Shqipërisë, ka vendosur të lehtësojë masat antiCovid, duke hequr orën policore për zonat me rrezikshmëri të lartë infektimi. Po ashtu, bëhet me dije se operatorët ekonomike do të punojnë deri në orën 22:00, ndërsa studentët do t’i kthehen auditorëve në fakultet.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur betejën me Covid 2 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.534.

Autoritetet Shëndetësore në vend, njoftuan se janë konfirmuar edhe 344 raste të reja, nga testimi i 2.281 mostrave. Shifrat e të shëruarve kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Janë regjistruar 230 të shëruar, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive ka arritur në 7.008.