Bujar Leskaj: Një qytet në ujë, kjo është Vlora që ka ndërtuar Edi Rama (VIDEO)

204
Sigal

Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bujar Leskaj  ka postuar një video të qytetit të Vlorës pas reshjeve të shumta të kësaj jave.

“Vlora që ka ndërtuar Edi Rama është kjo e sotmja. Një qytet në ujë, një qytet i bllokuar nga dështimi i Edi Ramës dhe korrupsioni. Edi Rama dhe qeverisja e tij qëndrore dhe vendore që po shkatërrojnë Vlorën dinë vetëm të bëjnë propagandë.”, – shprehet Leskaj në postimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

Vlora që ka ndërtuar Edi Rama është kjo e sotmja. Një qytet në ujë, një qytet i bllokuar nga dështimi i Edi Ramës dhe korrupsioni.
Shikojeni videon! Edi Rama dhe qeverisja e tij qëndrore dhe vendore që po shkatërrojnë Vlorën dinë vetëm të bëjnë propagandë.
Atyre nuk u intereson që fëmijët sot nuk shkuan në shkollë, që qytetarët u izoluan, që biznesi kaloi një ditë të keqe. Edi Rama mendon vetëm për veten e tij.
Vlora dhe Shqipëria ka 8 vjet në baltë me Ramën. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Vlora dhe Shqipëria.