Në pranga për shpërdorim detyre, Gjykata lë në burg Gjukutajn, Rulin dhe Hoxhën

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arlind Gjokutajn dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, të akuzuar pë shpërdorim detyre.

Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në MF, ndërkohë Ruli rezulton se është përmbarues, i përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Sigal

Ata dyshohet se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.

Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.