Berisha sqaron kandidimin e Salianjit në krye të grupit të PD: Vakanca u krijua nga largimi i Boçit, Basha është poshtëruar nga Rama

111
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha sqaroi kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar të grupit parlamentar të PD. Ai u shpreh se vakanca është krijuar nga largimi i Luçiano Boçit për shkak se ai do të kandidojë për qytetar të parë të Elbasanit.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike që kryesonte grupin parlamentar, Luçiano Boçi është votuar për të kandiduar për qytetar të parë të Elbasanit. Ai nuk mund të mbajë dy funksionet. Ai mund të mbajë funksionin e nënkryetarit, por jo atë të kreut të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë. Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Vullneti i deputetëve do të respektohet po ashtu edhe procedurat ligjore. Nuk ka asnjë shkelje”, deklaroi Berisha.

Ai foli edhe për çështjen e vulës dhe logos së PD, ndërkohë që shtoi se Basha është personi i shitur te Rama që përpiqet të mbajë peng demokratët.

“Ju kërkoj të keni të qartë se për Shqipërinë dhe çdo vend, anëtar të Këshillit të Europës gjykata ka vendosur në mënyrën më të prerë për PD. Në vendet jo diktatorial, resgjistrimi i çdo force politike bëhet në gjykatë, në vendet e tjera bëhet në ministri. Kalimi në gjykatë është garanci e këtyre forcave politike për pavarësinë e tyre nga establishmenti. Gjykata ka legjitimuar dhe çdo njeri që ka të qartë këtë rregull parlamentar, e ka të qartë se gjykata vendosi për PD të rithemeluar në datën 11 Dhjetor.

Asnjë në botë, përveç vullnetit të sëmurë politik të Edi Ramës nuk mund të ndalonte regjistrimin. Edi Rama nuk lejon regjistrimin, mban peng atë, vendimin e gjykatës. Të gjitha të tjerat janë turp dhe vetëm turp të Edi Ramës dhe të dy tre personave të keqpërdorur në shkallën më ekstreme prej tij. A mund të imagjinoni ju që një njeri që ka drejtuar këtë forcë politike, sot bën rolin e mashtruesit publik me paturpërsinë më të madhe. E bën sepse e detyron Edi Rama. Në çdo vend të botës nëse ke pasur një funksion politik dhe ke dhënë dorëheqjen nuk mund të pretendosh në rrafshin ligjor se je ai që ke qenë. Kjo ndodh me Lulzim Bashën. Është një proces që zonja Edith Harxhi ke me të për procesin zgjedhor të kryetarit të PD. Ky që duhet të shkojë, duhet të çojë shkreën në gjykatë. Ky vazhdon mashtrimin.

Në çdo vend të lirë të botës ky përballet me ligjin për mashtrim publik. Nuk ndodh kjo se e mbron Edi Rama. Nuk ka situatë më të turpshme. Të njëjtën gjë e bën me Bashën Biss. Nëse ka njeri që ka nënshtruar veten është Basha. Balla i tregonte brrylin mjeronit që vihej në një rol të vetë nënshtrimit. Thoshte se ka marrëveshje për avokatin e popullit dhe në fund Taulant Balla i tregonte brrylin. Kur të poshtërojnë ke probleme të mëdha. Nuk mund ta quaj ndryshe. Këtu kemi të bëjmë me këtë lloj llumi njësoj si puseta që shpërtheu me Alda Klosin. Ky është një aspekt tjetër politik. Opozita do të qëndrojë dhe ne do e faktojmë që do qëndrojmë. Asgjë nuk na mposht ne.. ne jemi me ideale të qarta dhe do i mbrojmë ato. Lëvizja jonë është lëvizje idealiste, mision. Nuk mund të ndodhë në botë kund”, tha ai.