Në pranga i riu shqiptar, seks me gruan e egjiptianit

600
Mëngjesin e djeshëm, karabinierët e Riminit kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar. Në përfundim të hetimeve të kryera, dhe pas ankesave të vazhdueshme të paraqitura nga pala e dëmtuar në dhjetor të vitit të kaluar, shqiptari ra në pranga pas kërcënimeve dhe ngacmimeve ndaj një egjiptiani 44-vjeçar.
Sipas RomagnaNoi.it pas një marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e egjiptianit, shqiptari e kërcënonte shpesh këtë të fundit duke kaluar pranë bizneseve të tij dhe duke e kërcënuar se do ta vrasë.
Egjiptiani, pas presionit të vazhdueshëm psikologjik të ushtruar nga shqiptari si dhe nga frika për sigurinë e tij, e denoncoi 25-vjeçarin në polici.
Aktualisht, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po qëndron në burgun e Riminit.
Sigal