Në prag të Krishtlindjes, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo ju fton të ndiqni mesazhin e tij ditën e hënë datë 23 Dhjetor

405
Sigal

Në prag të kremtimeve të Vigjiljes së festes së Krishtlindjes, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë –  Durrësit, Imzot George Frendo O.P., ka kënaqësinë që t’ju ftojë ditën e Hënë, më datë 23 Dhjetor 2019, në orën 12:00, në dalje e tij për media në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve dhe mbarë popullit shqiptar, pranë Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës (Kuria), Katedralja Katolike e “Shën Palit”, Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, ju ftoj që të jeni të pranishëm dhe të bashkëndajmë së bashku urimet e Fundvitit.

Paraprakisht ju urojmë juve, familjeve dhe të dashurve tuaja Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2020!