Vasili: Menaxhimi i krizës së Covid-19 në Shqipëri ka shumë mangësi. Është për të ardhur keq, i vetmi zë që flet për pandeminë është Rama

330
Sigal

I ftuar në emisionin “Real Story”, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se menaxhimi i krizës së Covid-19 në Shqipëri ka shumë mangësi.

Përveç testimeve të munguara, Vasili tha se është për të ardhur keq që i vetmi zë që flet për të është kryeministri, Rama.

“Zëri i vetëm në këtë pandemi ka qënë kryeministri në mënyrë asimetrike. Të mos mbajmë qëndrim ndaj kësaj? Pandemia nuk i mban këto gjëra i dashur Koli. Për 38 vjet kam përballuar pandemic me të majtë apo djathtë, me Nanon, Berishën, Majkon e Metën. Ata kanë qenë në vendin dhe masën e duhur. Mund të mësonte nga ata… megjithëse ky është më i dituri më i mënçuri. Çtë them akoma kur sot që flasim nuk dimë përbërjen e grupit të ekspertëve në komitetin për COVID 19 dhe kush është kryetari i grupit të ekspertëve. Ti nuk e ke? Minimumi do kishte dalë emri i kryetarit. Ky komitet që ndihmon në vendimarrje, ti s’ke një raport të grupit të ekspertëve dhe për të cilin qeveria merr vendim. Ky është një sakatllëk”.

Vasili tha ndër të tjera se “testimi ishte diagnoza e situatës që prej fillimit të saj, duhej testimi për të kuptuar sa të sëmurë jemi për të propozuar si do hynim e si do dilnim nga pandemia”.