Në luftë me flakët, aksidentohen dy zjarrfikës në Durrës

151
Sigal

Dy efektivë të zjarrfikëses së Durrësit kanë përfunduar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, pasditen e së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shetaj, zona e Ishmit, ku zjarrfikësit prej disa orësh luftojnë me flakët për ti vënë nën kontroll.

Nga raportimet e para mësohet se zjarrfikësit janë aksidentuar, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.