Në Librazhd bëhen eksperimente me arsimin

576
Sigal

KAOS/ Emërimet e reja lënë nxënësit pa mësim. Drejtorët dhe mësuesit nuk janë informuar në kohë për lëvizjet

Prej më se një viti arsimi i Librazhdit vazhdon me “ODISENË” pa mbarim të eksperimenteve me nxënësit, mësuesit, drejtorët dhe gjithçka tjetër. Më datën 10 shtator, ku ishte dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor 2012, ku sipas shefit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit fillonte dita e para e arsimit parauniversitar dhe në shumë shkolla të Qarkut të Elbasanit dita e parë filloi mirë, me pak mangësi, por rrethi i Librazhdit që prej një viti vazhdon me eksperimentin në arsim, si tufëzat në kohën e Ramiz Alisë. Por këtë radhë po flasim vetëm për ditët e para të arsimit. Edhe në ditën e sotme pothuajse ka amulli në shkuarjen në pune të drejtorëve të emëruar të Qukësit, Përrenjasit Fshat, Përrenjasin Qytet, shkolla “Genc Leka” dhe në mjaft shkolla të tjera. Kur të dielën pasdite u bë mbledhja e drejtorëve dhe ju dha në dore një fletë, ose listë emërimesh pjesa më e madhe e drejtorëve të shkarkuar ose emëruar dhe atyre të rinjve që ishin pro, që kishin informacion mbetën të habitur. Askush nuk e di se si janë bërë lista dhe kush qëndron mbrapa.

Ligji thotë

Neni 55/ Për mësuesin [1] Lëvizjet në punë të mësuesve, si punëmarrës, bëhen në përputhje me Kodin e Punës (Kapitulli III). [2] Largimi me dëshirë nga detyra e mësuesit është një e drejtë e individit, që përcaktohet në Kodin e Punës. Në këto raste ai njofton me shkrim drejtorin e shkollës 30 ditë përpara nga data e shkëputjes. Drejtori i shkollës njofton organin e emërtesës dhe ky i fundit bën zëvendësimin e nevojshëm. Neni 64/[4] Emërimi i drejtorit të DA bëhet me konkurs (për postet e lira). Emërimi i gjithë personelit të DA dhe i drejtorëve të shkollave bëhet me konkurs. Kriteret e pranimit në konkurs dhe procedura e zhvillimit të konkursit dërgohen me udhëzim të veçantë nga MASH.

Emërimet

Ka shumë emërime që janë bërë pa asnjë kriter, ka shumë pushime nga puna dhe askush nuk sqaron. Ja vetëm sot (dje) në njërën nga shkollat e Komunës së Qukësit, kemi një situatë të paprecedentë, nxënësit janë në mes të diellit, në qiell të hapur. Askush nuk përgjigjet, mjafton që të rregullohen lëvizjet. Librazhdi ka eksperiencë me nxënës që kanë mbetur në provime vetëm e vetëm, sepse mësuesit dhe titullarët bëjnë pazare. Kriteret janë të qarta për emërimet në punë dhe lëvizjet. 16 gushti është afati sipas ligjit për të bërë lëvizjet, ndërkohe që sot data 13 shtator nuk ka organika të qarta. Madje, një debat, ku ka zgjatur me orë të tëra para një jave, në selinë e PD-së vetëm për problemet e arsimit u sfumua dhe kusuret i heqin qytetarët.