Në këtë sezon turistik, disa zona të Sarandës janë pa energji elektrike

163
Sigal

Në këtë sezon turistik, ndodh edhe që një nga qytetet më të frekuentuara të mbesë na energji. Një këputje kabulli në rrjetin elektrik, ka bërë që disa zona në qytetin e Sarandës të ngelin pa energji.

Për shkak të një avarie në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM Internanational sh.a (keputje përcjellësi), kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë Livadhja dhe Bunec, njofton OSHEE.

Pa energji janë aktualisht: Sarandë, Çuke, Metoq, Gjashtë, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvinës,
Livadhja, Konispol, Bistricë, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj.