Sigal

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion është ekstraduar drejt Italisë, pasi është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni. Komisariati i Kufirit dhe Migracionit në Rinas bën me dije se është ekstraduar drejt Italisë 47-vjecari me inicialet M. H., banues në Dibër,

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas:

Më datë 13. 09. 2018, në SPK Rinas, në dalje, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, M. H., vjeç 47, banues në Dibër, pasi  Gjykata Reggio Calabria, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj  burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni. Kodi Penal Italian.