Në gjendje të rëndë e me vështirësi në frymëmarrje, 80-vjeçarja nga Vlora mposht koronavirusin

334
Sigal

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100 e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa la sot Spitalin Infektiv.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se e moshuara nga Vlora u shtrua në Spitalin Infektiv 14 ditë më parë.

Manastirliu bën me dije se 80-vjeçarja ka qenë në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje, por për fat të mirë, pas disa ditësh në terapi intensive ajo ka arritur ta mposhtë sëmundjen, ndërsa sot u kthye në shtëpinë e saj.

Deri më tani në vendin tonë, numri zyrtarë i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 333, ndërsa 18 persona kanë humbur jetën.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje.

Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi.