Në Europë 75 mijë viktima, në Amerikë 20 mijë

379
Sigal

110,052 viktima dhe 1,793,224 të prekur nga Covid-19. Një pandemi e cila

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar rreth 20.608 të vdekur dhe 530.060 të prekur duke u bërë kështu vendi me më shumë të vdekur në botë nga koronavirusi, duke kaluar dhe shifrat e Italisë. Duke parë numrat në rritje presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme. Në Gjermani janë 121.368 të prekur nga Covid-19 dhe kanë humbur jetën 2679 persona.

Në Europë janë regjistruar 75.000 të vdekur dhe numri i të prekurve ka shkuar në 909.673 persona. Irani numëron 4474 të vdekur dhe 71.866 persona të infektuar.

Në Angli në 24 orët e fundit kanë vdekur 657 persona në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të vdekurve në 10.000, në Suedi 10.483 të prekur dhe 899 të vdekur, Spanja numëron 166.000 raste dhe 17.000 persona kanë humbur jetën.

Zvicra të prekur 25.300 persona janë të prekur dhe mbi 1000 të vdekur nga virusi.

Kolombia ka regjistruar 2709 të prekur dhe 100 persona kanë humbur jetën, në Brasil janë 20.727 persona të infektuar dhe 1.124 kanë humbur jetën.

Në Venezuelë janë 175 persona të prekur dhe 9 prej tyre kanë humbur jetën, duke detyruar presidentin e vendit Nicolas Maduro që të shtyjë dhe me 30 ditë të tjera masat shtrënguese për të luftuar koronavirusin.