Në dispanseri nuk ka karroca për pacientët

581
Sigal

Gazeta Telegraf/


Në dispanserinë
e Tiranës nuk ka karroca për transportin e pacientëve. Ky është suksesi i
shëndetësisë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria. Këtu mungojnë karriget me
rrota për të transportuar pacientët që nuk janë në gjendje të lëvizin dhe të
ecin vetë pa ndihmë. Gjithashtu mungojnë edhe mjete të tjera ndihmëse të
posaçme, por pacientët me anë të mjeteve rrethanore i vijnë në ndihmë të
sëmurëve. Një karrige druri në këtë rast dhe një person që mund ta tërheqë,
zgjidh situatën. Por kjo nuk është mungesa e vetme në spitalet publike. Pothuaj
në të gjitha klinikat shëndetësore publike nuk kryen dot asnjë shërbim pa
paguar nën dorë duke filluar nga roja, infermierja, mjeku dhe gjithë personeli
tjetër shëndetësor.