Ndryshon orari i lëvizjes, pas orës 13.00 do të jetë gjithçka e mbyllur

520
Sigal

Duke filluar nga nesër, do të ndryshojë orari i lëvizjes. Sipas njoftimit të kryeministrit, qarkullimi i lëvizjes do të jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës. Ky do të jetë edhe orari i punës për administratën.

“Nga nesër, regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi, po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!

Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!

Nga nesër, orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i punës së punonjësve të administratës, që janë të autorizuar të shkojnë zyra.

Nga nesër, në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!

Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!