Ndryshon kreu i drejtorisë së targave e patentave

638
Qeveria vazhdon të largojë të emëruarit në administratë, të cilët vinin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-aleate e socialistëve në katër vitet e shkuara. “Viktima” e fundit është Ylli Spahiu, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kryeministri Edi Rama ka emëruar në vend të tij, juristin Arben Isaraj, ish-zv/ministër i Drejtësisë. Më parë, Isaraj ka qenë deputet i Partisë Socialiste dhe këshilltar i ish-kryeministrit Fatos Nano. Objekti i veprimtarisë së kësaj drejtorie është shërbimi për pajisjen me targa dhe leje qarkullimi, regjistrimin e pronarëve te tyre dhe pajisjen me certifikatë pronësie; monitorimi i kualifikimit të drejtuesve të mjeteve rrugore dhe pajisjen e tyre me leje drejtimi; kontrolli teknik i detyrueshëm të mjeteve rrugore; krijimi i regjistrit kombëtar të mjeteve dhe drejtuesve të tyre; kryerja e veprimtarisë së agjentit tatimor, sipas përcaktimeve ligjore; dhënia e lejeve të veprimtarisë të autoshkollave, dëshmitë e taksistit, instruktorëve të praktikës dhe teorisë etj; trajnimi i specializuar në transportin rrugor për pajisjen e aplikantëve me dëshminë e aftësisë profesionale, si dhe kontrolli shtetëror i operatorëve të transportit rrugor dhe mbikëqyrjen e kualifikuar gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre.
Sigal