Sigal

Një helikopter i guardia di finanza ka ndaluar një gomone që transportonte drogë. Gomonia vinte nga Shqipëria, ku trafikantët po transportonin 2 ton Marijuanë.

Policia italiane është sinjjalizuar mëngjesin e sotëm për një gomone që po nisej nga Shqipëria, dhe ka nisur kontrollin detar. Motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Mediat italiane shkruajnë se mjaftoi një kontroll i shpejtë për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar.