Përhapja e koronavirusit/ Mediu: Të merren masa për pajisjet mjekësore

366
Sigal

Fatmir Mediu, kryetari i PR i ka bërë apel qeverisë të marrë masa sa më shpejt për sigurimin e pajisjeve mjekësore dhe aparaturave të nevojshme për përballimin e kësaj gjendje.

Duke marrë shkas nga masat e vëna nga BE dhe SHBA, Mediu kërkon që në mënyrë urgjente nga qeveria evitimin e ndonjë situate kur mund të jemi të papërgatitur.

“Qeveria shqiptare duhet në mënyre urgjente që masave për kufizimin e lëvizjeve të ndërmarrë urgjentisht veprime aktivitet për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe të domosdoshme mjekësore për këtë situatë ku pothuajse të gjitha vendet prodhuese nuk duan të eksportojnë as ilaçe, as maska, as ventilatorë (respiratore) apo kite diagnostikuese”, shkruan Mediu.

Pëveç kësaj, ai kërkon marrjen e masave për parandalimin e ndonjë krize të mundshme ekonomike në javët dhe muajt në vazhdim.

Reagimi i plotë i Mediut:

Të dashur miq

Se pari dua të falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që po punojnë me vetmohim duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetët tona.

Së dyti: Bashkimi Europian vendosi qe të mos lejohet për një periudhe 6 javore eksporti i paisjeve mjekësore.

Ky vendim i BE është një zile alarmi për shqiptaret dhe duhet të jete edhe për qeverinë shqipëtare dhe Ramen duke marrë në konsideratë faktin se pothuaise të gjithë spitalet tona private dhe shtetërore janë të varura në masën më të madhe nga këto paisje.

Në ketë situatë pandemike që askush nuk parashikon se sa do zgjasë e sa njerëz do të infektohen, apo sa do kenë nevojë për asistencë mjekësore shohim që dy probleme kane dale në pah në Amerike dhe Europë.

Ato janë nevoja për: -Sa me shumë teste dhe tamponë për këto teste. -Paisja me ”Ventilatorë” të cilët janë në mungesë të madhe në Europe, Turqi si dhe në Amerike, vende ku ka një diferencë të madhe ndërmjet kërkesës dhe mundësive.

Po Shqipëria??  1-Qeveria shqiptarë duhet në mënyre urgjente që masave për kufizimin e lëvizjeve të ndërmarrë urgjentisht veprime aktivitet për të siguruar furnizimet e nevojshme dhe të domosdoshme mjekësore për këtë situatë ku pothuajse të gjitha vendet prodhuese nuk duan të eksportojnë as ilaçe, as maska, as ventilatorë (respiratore) apo kite diagnostikuese.
2- Masat shtrënguese pa u shoqëruar me masa mbështetëse ekonomike nuk të cojnë drejt zgjidhjes. Qeveria duhet që veç gjuhës dhe veprimeve shtrënguese të krijoj mbështetje për njerëzit në nevojë dhe bizneseve sepse nëse do të kemi një krize ekonomike situata do të jete e pakontrollueshme.

Para pak ditesh Frédéric Kempe Presidnet i Keshillit te Atalntikut i kerkonte Presidnetit Trump te vere në levizje NATOn bazuar mbi artikullin 5 të aleances. Kjo eshte nje lufte për te shpetuar jeten e njerezve dhe perballe kesaj i vetmi pushtet dhe interes jane njerezit në nevoje.

Të gjithe jemi në nje llogore pavaresisht me pergjegjesi të ndryshme. Prandaj mirekuptimi dhe vendosja e interesave të shqiptareve në plan te pare eshte e domosdoshme.

*Duke lëne mënjanë pozicionin apo ndasitë politike është e domosdoshme që qeveria dhe politika ,të dëgjoje dhe të veprojë bazuar mbi mendimin e eksperteve te shëndetesisë, përvojave të vendeve të tjera për tu përballur me këtë pandemi.

*Të dëgjojmë mendimin e njerëzve të biznesit dhe njëkohesisht të vendimeve të vëndeve Europiane për të mbështetur ekonominë, biznesin dhe njerëzit në nevojë.