Ndezi zjarr për të pastruar tokën por flakët dolën jashtë kontrollit, digjen 25 pemë ulliri dhe katër hektarë tokë, e pëson 65-vjeçari në Selenicë

82
Sigal

Një 65-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Selenicë. Mësohet se 65-vjeçari ndezi zjarr për të pastruar tokën e tij në fshatin Mesaplik.

Flakët dolën jashtë kontrollit ku u dogjën edhe 25 pemë ulliri si dhe 4 hektarë tokë. Me rastin për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 65 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar tokën e tij, në fshatin Mesaplik, dhe nga përhapja e flakëve janë djegur 25 pemë ulliri dhe 4 ha sipërfaqe toke kullotë.