Ndërron jetë në spital 51-vjeçari / U qëllua me armë zjarri në rrugë

313
Sigal

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pasditen e sotme në Rrëshen, ku mbeti i plagosur shtetasi Anton Keli, 51 vjeç.

Mësohet se vetëm pak minuta pasi u dërgua në spital, 51-vjeçari ka ndërruar jetë.

Sipas uniformave blu, sot rreth orës 17:40, në qytetin e Rrëshenit, në rrugë është qëlluar me armë zjarri shtetasi Anton Keli.

Ndërsa para pak minutash policia konfirmoi faktin se 51-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë e të rrethanave të ngjarjes.

Mirditë /Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.