Ndërtuesi i kullës “Alban Tower” në qendër të Tiranës, ka 18 vjet që mban peng pronarin e truallit me kontratën e shkëmbimit

90
Sigal

Informim për situatën e pronësisë së truallit në objektin Alban Tower, Tiranë dhe marrëdhënien me pronarin e truallit.Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij, z. Edi Rama

 

Z.Kostandin Basho, pronari i truallit mbi të cilin është ngritur objekti “Alban Tower” përballë Kishës Ortodokse, kërkon ndërhyrjen e Kryeministrit Z. Edi Rama, pasi po mbahet peng nga pronari i truallit për kontratën e shkëmbimit, ndërtimin e kateve,por edhe të shtesave pa leje nga ndërtuesi Alban Xhaferri. Pasi janë konsumuar të gjitha rrugët institucionale, të pushtetit lokal dhe organeve të tjera ligjzbatuese, pronari Basho, kërkon ndihmën e kreut të qeverisë nëpërmjet një letëre të hapur për zgjidhjen e çështejes. Shpresa e tij mbetet z.Rama, dhe këtë besim ai e mbështetet në faktin që leja është dhënë dhe firmosur nga Kryeministri Rama, rreth 18 vite më parë, kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore. Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi (1 apo 2 katë shtesë)

Në informimin e tij denoncues pronari i tokës ngrinte shumë shqetësime të cilat pas investigimeve që kanë nisur disa media mes tyre edhe “Telegraf” janë objekt jo vetëm i organeve të administratës shtetërore, por edhe i audituesve të krimit ekonomiko-financiar, KLSH-së, policisë bashkiake, ndërtimore lokale, IKMT-së, Shërbimeve të Mbrojtës nga Zjarri, Institucioneve Sizmike, atyre të Sigurisë Kombëtare kur bëhet fjalë për zyra kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Kjo pasi në to janë të përfshirë me apo pa dijeninë e tyre edhe zyrat e projektimit dhe arkitektët që kanë firmosur, sikurse është rasti i arkitektit italian Casamonti, por edhe përfaqësi të huaja të akredituara në Tiranë.

Sipas pronarit Basho, KRT-ja e Tiranës ka dhënë lejen me vendimin nr.106 dt. 29-12-2007.  Por, nga viti 2007 deri më sot Prill 2025 ende nuk është bërë kontrata e “Shkëmbimit me pronarin e truallit”. Pra, edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 18 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë shkresën si detyrim ligjor, përpara se të jepej leja e ndërtimit, ose kjo kontratë dyshohet se mund të jetë paraqitur në Urbanistikë e falsifikuar, sa për të marrë lejen e ndërtimit. Ky dyshim vjen pas deklaratave që pronari që financon ndërtimin e “Kullës” mburret dhe flet në emër të zyrtarëve lokalë dhe të shtetit. Gjithashtu, ndërtesës së ish-ministrisë së Brendshme “Gjethit”, i ka grabitur edhe një sipërfaqe toke shtetërore, ndaj i kërkonim mirëkuptimin e  institucioneve të larta shtetërore që të hetonin me detaje “Lejen e ndërtimit”. Ja denoncimi informues:

Lënda; Informim për situatën e pronësisë së truallit në objektin Alban Tower, Tiranë dhe marrëdhënien me pronarin e truallit.

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij, z. Edi Rama

Shumë i Nderuar z. Kryeministër! Duke shprehur respektin maksimal për Ju personalisht dhe detyrën  Tuaj, më lejoni që duke u prezantuar, t’Ju bëj me dije edhe shqetësimin tim, i cili vlerësoj se mund të prekë sadopak edhe vëmendjen Tuaj. Unë që Ju shkruaj jam Kostandin Basho, pronar i truallit mbi të cilin është ngritur prej Shoqërisë “Al&GI” Shpk objekti Alban Toëer. Nga dokumentacioni që njoh jam vënë në dijeni se Leja e Ndërtimit të këtij objekti është lëshuar nga ana Juaj kur keni ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Kam që prej më shumë se 20 vjetësh që pres nga ana e Shoqërisë realizimin e ndërtimit e objektit e tani që është përfunduar edhe dorëzimin e pjesës sime takuese.

Pra, edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 18 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë shkresën si detyrim ligjorë, përpara se të jepej leja e ndërtimit, ose kjo kontratë dyshohet se mund të jetë paraqitur në Urbanistikë e falsifikuar, sa për të marrë lejen e ndërtimit. Ky dyshim vjen pas deklaratave që pronari që financon ndërtimin e “Kullës” mburret dhe flet në emër të zyrtarëve lokalë dhe të shtetit

Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore. Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti, janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi (1 apo 2 katë shtesë), duke e bërë kësisoj objektin të pa rregjistrueshëm në ASHK e duke na mohuar kësisoj edhe të drejtën e përdorimit, gëzimit e tjetërsimit të pronësisë të pjesëve që sikundër thamë më lart duhet të ishin përcaktuar shumë e shumë vite më parë. Shtesat e këtij objekti i kam konstatuar në fazën e negociimit të përcaktimit të pjesës takuese të pronarit të truallit, proces i kërkuar me forcë nga ana jonë dhe i filluar ato vetëm si rezultat i këmbënguljes sonë të vazhdueshme. Siç duket, Shoqërisë Ndërtuese, sikundër ka bërë në gjithë këtë 20 vjeçar, i intereson të mos i nënshtrohet procesit të ndarjes së pjesës takuese. Në të tilla rrethana, konstatohet qartësisht se objekti ka nota të theksuara paligjshmërie, të cilat kanë passjellë edhe mungesën e një kolaudimi teknik, marrjen e një leje përdorimi dhe/apo rregjistrimin e saj rregullisht në rregjistrat e pasurive të paluajtshme. Sinqerisht, duke u munduar të kuptoj edhe përmbajtjen e kuadrit ligjor në fuqi për ndërtimet pa leje, jam në situatë frike për mundësinë ose jo të fitimit të pronësisë mbi sipërfaqet që më takojnë, pasi kuptoj që Shoqëria Ndërtuese mund të përfitojë nga këto procese e të mos na japë pjesën takuese si për pjesën me leje ashtu edhe për atë pa leje, në kundërshtim me parashikimet e Kodit Civil, i cili njeh të drejtën e pronarit të truallit mbi shtesat e realizuara në një ndërtim të caktuar. Për më tepër jam vënë në dijeni se ndoshta edhe nëpërmjet mashtrimit, nga ana e Shoqërisë është lidhur kontratë qiraje edhe me Ambasadën e Izraelit, e cila jam i bindur që nëse do dinte që godina ka shtesa pa leje, nuk do ta realizonte një kontraktim të tillë, për më tepër që një pjesë e këtyre sipërfaqe, sikundër parashikon Kontrata e Sipërmarrjes na takon edhe Ne në masën 23% (përqindja e kontratës së sipërmarrjes).

Nëse nga Ju do vlerësohet se duhet të paraqesim edhe dokumenta provuese për sa deklaruam më lart, mbetemi në pritje të kërkesës Suaj të cilën do Jua plotësojmë në kohë rekord, por ndërkohë do Ju luteshim sinqerisht në angazhimin tuaj personal e institucional për të përmbushur e respektuar të drejtën time të pronësisë për sipërfaqet takuese, të mohuar për momentin nga Shoqëria “AL&GI” Shpk.

 

Me respekt,

KOSTANDIN BASHO

( Tiranë më 08/04/2025 )