Ndërtime pa leje në bregdetin e jugut – IKMT prish 11 objekte në zonën e Dhërmiut

126

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ushtruar kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror duke verifikuar linjën e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

“Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin,” shkruhet në njoftim.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh dhe ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Digjital.