Ndërtesat u shembën gjatë tërmetit/ Sot para gjykatës së Durrësit nëntë të arrestuarit, akuzat

Ditën e sotme në orën 09:00 do të dalin para Gjykatës së Durrësit nëntë të arrestuarit, përgjegjësit e sigurisë së ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Sigal

Kjo seancë gjyqësore do të drejtohet nga gjyqtari Paulin Cera, i cili është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa Prokurorë janë Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Të arrestuarit:

Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Albrend Qetka,specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

Kujtim Hasa, drejtor i Kavalishencës, i akuzuar për shpërdorim detyre

Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese

Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kërkim

Arben Qato, pronar i Vila Palma

Dëshira Qato, shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko, punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

Artur Cela, ish-drejtori i INUV

Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë