“Debati nisi para dy ditësh”, zbulohen detaje të reja për vrasjen e Kudret Saliaj nga ish-vjehrri

245
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë,  4 qershor  pranë Gjykatës së Tiranës ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri ish dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Burime për Ora News bëjnë me dije se konflikti kishte nisur 2  ditë para ngjarjes.

Viktima, Kudret Saliaj kishte nxjerrë nga shtëpia rrobat e ish-nuses, Dhurata Saliaj.

Ndërsa Mexhit Picari ka  pretenduar se rrobat nuk kanë qenë të gjitha dhe mungonin disa florinj.

Nesër (8 qershor ) në orën 09:15 të mëngjesit pritet të merret masa e sigurisë.

Ndërkohë gjatë deklaratës së tij Mexhit Picari ka thënë se ka qenë vetëm në lokal, por nga pamjet filmike rezulton se ka qenë dhe e bija, Dhurata saliaj.

Mexhiti ka deklaruar se Kudret Saliaj ka hyrë në lokal dhe e ka ofenduar bashkë me të bijën, dhe ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka vrarë. Picari tha se është larguar me taksi nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për Dhurata Saliaj dhe babain e saj Mexhit Picari.