Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Lezhës (EMRI)

98
Sigal

Ndërron jetë në spitalin e Lezhës, Azem Dauti i datëlindjes 10.08 1961, lindur dhe banues në Dibër, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhënë me vendim të Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

I ndjeri ka vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.

Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks corneal dhe bulbar.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit: Insufiçiencë kardio- pulmonare akute me propabilitet infarkt akut miokardi.