Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Rama: Ishte monumenti më i madh i kulturës shqiptare

28
Sigal

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për ndarjen nga jetë të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Rama shprehet se Kadare ishte monumenti më i madh i kulturës shqiptare.

“Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë shprehet se fatkeqësisht gjeniu i letrave shqip nuk do shkruajë më.