Ndalohet 61 vjeçari në Gjirokastër, dyshohet se ngacmoi seksualisht tre vajza të mitura

182
Sigal

Një 61-vjeçar është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura.

Mësohet se vajzat janë të moshave 14, 8 dhe 7 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’”, njofton Policia.