‘Narkopolicia falsifikon prova’/ Denoncimi: Për të shpëtuar djalin e inspektorit, policia ndryshon provat

234
Sigal

Një tjetër denoncim i tmerrshëm ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku e përfshirë është Policia e Shtetit në Gjirokastër.

Sipas denoncimit, djali i një oficeri policie në Gjirokastër, ka shkaktuar aksident duke rrëzuar shtyllën e ndriçimit publik, por shokët policë të babait kanë deformuar ngjarjen.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Narkopolicia fallsifikon prova!!

Per te shpetuar djalin e inspektorit te policise qe shkaterroj pronen publike, ndryshohen provat dhe manipulohet ngjarja.

Duke denuar kete akt te rende anti-ligjor ju ftoj te lexoni denoncimin e tij nga portali i mirnjohur “Jugulajm”!

FOTO-SUPERSKANDALI/ Djali i policit shemb me makinën e mamit pronën publike, i ati deformon faktet

23 Janar, 2022

Djali i nje oficeri policie ne Gjirokaster, shkakton aksident duke rrezuar shtyllen e ndriçimit publik, shoket police te babait deformojne ngjarjen.

Gjithcka ka ndodhur tre dite me pare ne lagjen ”PUNËTORI” ne qytetin e Gjirokastres, ku tre te rinj qarkullonin me nje automjet ngjyre te kuqe e cila sipas Policise se Gjirokastres, rezulton prone e Valbona Çenkos, gruas se Dhurim Çenkos, oficerit te Policise se Gjirokastres.

Sipas informacioneve qe disponon Jugulajm.net referuar deshmive me audio dhe video nga deshmitare ne vendngjarje, mjetin e drejtonte i biri i Dhurim Çenkos.

Nderkohe qe Policia ne komunikaten e saj 3 dite me vonese, eshte munduar te fshehe kete fakt, duke i’a autorizuar drejtimin e mjetit nje tjeter te riu dhe fshehur autorin e vertete- te birin e policit më të urryer qe ka njohur Gjirokastra qysh prej kohës se merhumit.

Pyetja qe lind natyrshem dhe qe kerkon pergjigje nga Policia e Gjirokastres eshte:

Nese mjeti i perket Valbona Çenkos, gruas se Dhurim Çenkos, ç’kërkonte ne duart e nje te panjohuri?

Ky justifikim naiv i policise nuk zhben veprimet kriminale te fshehjes se krimit nga ana e grupit hetimor qe jane miqte e Dhurim Çenkos, ne Policine e Gjirokastres.

Ngjarja shokoi njerezit dhe rrezikoi jeten e kalimtareve, teksa mjeti ndermorri inkursione te rrezikshme deri sa perfundoi vrullin tek shtylla e ndricimit publik, duke e rrezuar ate përtokë.

Shoferi ne kete rast biri adoleshent i Dhurim Çenkos, ka lajmeruar babane e tij i cili ka ardhur menjehere ne vendngjarje duke ndermarre veprime abuzive, qe jane shkelje dhe me e pakta shperdorum detyre.

Kjo pasi ndryshoi autoresine e drejtimit te mjetit dhe me skandali dyshohet, se zhduki qesen me kanabis nga kroskoti i makines, ku mendohet se nje pjese e saj ishte konsumuar nga tre te rinjte qe ishin brenda mjetit.

Per kete ngjarje Policia e Gjirokastres, ka reaguar sot mbasdite fill pas 3 ditesh dhe pas paralajmerimit te publikimit te ketij skandali nga Jugulajm.net.

Me paturpesine me te madhe Policia e Gjirokastres, ne komunikaten per shtyp “lan duart” duke thene, se pas testit te alkoolit drejtuesi i mjetit rezultoi i paster, nderkohe qe nuk spegon per gjendjen emocionale te drejtuesit te mjetit, pra te birit te Dhurimit nese kishte konsumuar lende markotike apo jo gje qe sipas deshmitareve rezulton se ishte i “dehur ” nga hashashi.

Jugulajm.net e solli kete shembull, duke qene transparent me publikun dhe deshmuar edhe me shume se policia qe duam punon me dy standarte.

Pikerisht nje per bijte e policeve qe si gjen gje pavaresisht se thyejne ligjin, duke demtuar pronen publike dhe nje standart tjeter per njerezit e thjeshte, qe kalben ne burg dhe keqtrajtohrn nga Dhurimët e policise per nje veprim apo shkelje me te lehte se kjo.