Tre të arrestuar në Durrës, ja për çfarë akuzohen

205
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar sot tre persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njëri është arrestuar për posedim të kanabisit dhe dy për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin F. D., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

I. F., 55 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ç., 25 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale;

V. M., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.