Naftëtarët i rikthehen protestave, paralajmërojnë grevë: Zemërimi ka arritur në ekstrem

286
Sigal

Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave përpara uzinës së qytetit. Një prej naftëtarëve në një intervistë për News24 tha se zemërimi i tyre ka arritur në ekstrem.

Rafineria është këtu, nafta është këtu. Këta thjesht nuk duan. Çfarë zgjidhje do të na japin ne? Zemërimi i naftëtarëve ka arritur në ekstrem. Kërkohet një zgjidhje emergjente”, tha një prej naftëtarëve”, tha naftëtari.

Një nga opsionet e tyre është futja në greve, por përsëri ata thonë se nuk kanë shpresë.

Greva ka qenë një nga opsionet, por këta të lënë të vdesësh. Kjo është një grevë e gjithë qytetit. Fajtor në këtë situatë është e gjithë politika, nuk është e njërës palë. Këta nuk reagojnë kur shkojmë në shkallët e ministrisë”, u shpreh naftëtari.