“Naçut në pushtet”/ Kryeministri lëshon gojën: Ky vend nuk bohet mo lale

566
Sigal

Kryeministri Edi Rama, është shprehur se programi “Kombëtar dhe Praktikat e Punës’, në kuadër të “Paktit për Universitetin”, e cila në thelb iu shtonë aftësinë dhe eksperiencën studentëve.

Në një deklarat publike ai është shprehur se ne do përpiqemi që të ndryshojmë atë mentalitetin “nuk bohet mo lale”.

“Të gjitha vendet vakante janë vendosur në dispozicion të atyre që janë me 9 dhe me 10. Ato katër vendet në Shkodër do zihen nga ata, sorry nëse nuk je nga ata. Ata e kanë vrarë mendjen, janë marrë për budallenj, se kanë ndejtur mbi libra por dolën më të zgjuarit. Ta ndryshojmë atë idenë se ky vend nuk bohot mo lale, se kush mëson është budalla. Ky është procesi i një transformimi që edhe disa vite do jetë proces i konsoliduar e nuk do të diskutohet më. Hyn prej aftësisë në administratë që këtej e tutje, jo se të sjell miku”,- iu përgjigj Rama një studenteje.