“Na vodhën drogën”, banda e trafikantëve mban peng dy shqiptarët në Spanjë

330
Sigal

Një bandë trafikantësh mbajti të izoluar dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare, në një zonë të fshehur urbane afër Valencias, në Spanjë.

Menjëherë u ngrit alarmi nga një prej shqiptarëve, që arriti të shpëtojë nga rrëmbimi të shtunën e kaluar, pas katër ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzonte shqiptarët se kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë që ndodhi peng-marrja.

Një prej shqiptarëve këputi zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.

Shqiptari tregoi më pas tek policia se ai dhe miku i tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda.

Ata ikën në vendin e peng-marrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.

Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga pegmarrja u morën në pyetje. Ata duhet të shpjegojnë se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.