“Na mbyte! Nafta 2 mijë lekë”/ Rama ‘sherr’ me komentuesit: Nuk i ngre qeveria por tregu

188
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në facebook me një qytetar i cili ka ngritur akesën për rritjen e çmimit të naftës.

I revoltuar për çmimin  e lartë, qytetari ka kërkuar nga kryeministri që të ulet çmimi, pasi është i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.

Rama në kundërpërgjigje të qytetarit thekson se në kapitalizëm çmimet nuk i cakton qeveria, por tregu.

REPLIKA

Komentuesi: O shih cmimet po leji ndërtimet..se na mbyte 200 lek nafta .. nuk punojmë te gjithë si ju pushtetarët …kemi fatura qe i pagojme me rroge …a e di se ca eshte rroga o meer…

Rama: I shikoj cmimet si jo, po cmimet ne pazar i ngre dhe i ul tregu jo qeveria, nderkohe qe pikerisht pse e di mire cfare eshte rroga po e mbajme cmimin e energjise aty ku ishte, duke e subvencionuar nga arka e shtetit, nderkohe qe kudo ne rajon e me tutje eshte rritur kacafiu! Ndersa ndertimet nuk i le ne asnje menyre, sepse ka akoma familje qe duan te kthehen ne shtepi pas shkaterrimit nga termeti

Replikat mes komentuesit dhe Ramës erëdhën pas postimit të kryeministrit mbi përfundimin e procesit të Rindërtimit në Golem ku do tu kthen shtëpitë e reja 45 familjeve.

No description available.