“Na mashtruan sërish”! Naftëtarët e Ballshit: S’i dhanë lekët, të hënën protesta, zaptojmë rafinerinë

295
Sigal

Të zhgënjyer nga fakti që sërish nuk u mbajt premtimi, naftëtarët e Ballshit mesditën e sotme janë mbledhur përpara rafinerisë. Naftëtarëve iu premtua se javën që po mbyllet do të merrnin një nga pagat e prapambetura, por deri sot në llogaritë e tyre nuk ka kaluar asnjë qindarkë dhe nuk morën asnjë shpjegim.

Ata u shprehën për Abc News se në fillim të javës që vjen do të rinisin protestat, pasi administratorët nuk e mbajtën fjalën. Kreu i Sindikatës Sokol Dauti dhe naftëtarët u shpreh se protesta do të përshkallëzohet deri në mësymje dhe zaptim të uzinës.

Por ky nuk është problemi i vetëm. Ata kanë filluar firmosjen e kontratave individuale, por sipas tyre ka një problem, pasi administrata nuk u ka dhënë një kopje. Kjo ka bërë që naftëtarët t’i druhen faktit se rafineria mund t’i marrë me kushtet e tyre dhe jo me ato që kanë qenë deri tani.