Presidenti Meta dekreton me grada madhore “Gjeneral Brigade” dy kolonelët, Arben Kingji dhe Ilir Xhebexhia

517
Sigal

 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për dy kolonelët, Arben Voke Kingji dhe Ilir Hasan Xhebexhia.

Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Kolonel Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

DEKRETET

  D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

 

Në mbështetje të nenit 92, germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

 

                                                D e k r e t o j

 

Neni 1

 

       Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral  Brigade”.

 

Neni 2

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Nr. i Dekretit  11703

Tiranë, më  11.09.2020

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                        ILIR META