“Na kanë hedhur si qentë e luftës”, naftëtarët sërish në protestë

404
Sigal

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kërkojnë nga qeveria pagë lufte, ndërkohë që paralajmërojnë se do të futen sërish në grevë.

Naftëtarët kërkojnë që të përfshihen në pagën e luftës dhe kërkojnë që të vazhdojnë punën.

Naftëtarët shprehen se nuk kërkojnë mëshirë, por kërkojnë atë që u takon dhe se paguajnë sigurime shoqërore më shumë.

“Na ka hedhur si ato qentë e rrugës. Ne jemi në pikën e fundit. Nuk e dimë çfarë do të behet me ne. Ne jemi në udhëkryq, ne përsëri do të hymë në grevë urie ta di mirë Rama mos të tallet me bukën e kalamajve tanë. Nuk na ka dhënë as pagesën e papunësisë, ne kemi paguar taksat. Në zoti na do vërtetë të gjallë, por kryeministri do që të na vdesë për bukë.

Ne jemi mbledhur se nuk jemi futur në asnjë nga paga e luftës. Ne jemi punëtorë prej 40 vitesh që paguajnë nga 300 mijë lekë në muaj detyrime, 3.5 milion në vit dhe nuk jemi futur te paga e luftës. Kush biznes i vogël paguan sa ne?

Shteti thotë se ju nuk jeni ndaluar për faj të koronës por po rrimë në shtëpi për faj të koronës, nuk po gjejmë mundësi tjetër punësimi dhe për faj të shteti që çdo dy vjet na sjell ndonjë investitor serioz që i ndërron vetëm emrin dhe më pas na lë në mes të rrugës. Është faji i shtetit që sot jemi pa punë.”- thanë naftëtarët.