U pezullua për dekonspirim, gjykata kthen në detyrë kreun e komisariatit Cërrik

522
Sigal

Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur rikthimin në detyrë të shefit të Komisariatit të Policisë në Cërrik, Bilal Semanaj i cili u pezullua pasi u publikuaoperacioni në Elbasan, ku RENEA zbuloi një arsenal me armë të sofistikuara.

Bashkë me Semanajn për dekonspirim të operacionit u pezulluan nga detyra edhe dy specialistë e një shef i krimeve.

Operacioni i publikuar, u krye në Papër të Elbasanit, një ditë pas zgjedhjeve nga RENEA. Dyshohet se armët e sekuestruara janë përdorur edhe në krimet e kaluara.

Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja këto, të cilat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat hetuese në zbardhjen e krimeve të shënuara në Elbasan.