Mustafa Kocerri/ Xhevaire Braka dhe dëshmorët e tjerë do të nderohen çdo 5 Maj!

502
Sigal

70- vjetori i çlirimit të Atdheut, Qeveria të kujtohet për lapidarët, ku kanë derdhur gjakun shqiptarët

Ju kish rritur nëna për një botë të re

Lule more trima që ratë për Atdhe.

Kemi derdhur gjak me okë

Ndaj lulëzon kjo tokë.

Janë disa vargje të shkëputura nga këngët e shumta që populli shqiptar i ka kushtuar dhe kënduar gjakut të derdhur për lirinë e Shqipërisë, në Luftën Antifashiste NÇL. Vitet ikin, por ato sa herë t’i dëgjosh tingëllojnë edhe më bukur, më ëmbël, bëhen më prekëse dhe na i bëjnë më të paharruar ata djem dhe vajza që dhanë jetën për Atdheun. Më 5 Maj të çdo viti, të gjithë shqiptarët patriotë, atdhetarë, pjesëmarrës dhe jo pjesëmarrës në Luftën NÇL, nderojnë gjakun e dëshmorëve të rënë në këtë epope nga më të lavdishmet e popullit shqiptar. Kjo ditë homazhi për të rënët është shprehie e mirënjohjes dhe vlerësimit për veprën e tyre, duke bërë sakrificën më sublime. Ajo është njëkohësisht nderim dhe mirënjohje edhe për të gjithë ato partizane dhe partizan, të cilët morën pjesë vullnetarisht për çlirimin e Shqipërisë. Kjo luftë e drejtë e partizanëve tanë, gjaku i derdhur prej tyre, si dhe mbështetja që i dha populli shqiptar, i ka vënë në gjoksin e ndritur Atdheut tonë medaljen e antifashizmit. Në ballë të dëshmorëve të rënë qëndrojnë “Heronjtë e Popullit”, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Zaho Koka, Zonja Curre, Mustafa Matohiti, Memo Meto, Margarita e Kristaq Tutulani, Vojo Kushi, Bajram Tushi, Hiqmet Buzi, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Lefter Talo, Bule Naipi, Persefoni Kokëdhima, Xheladin Beqiri, Perlat Rexhepi, Qeriba Derri, Celo Sinani, Mitro Xhani, Fato Berberi, Lefter Talo, e shumë të tjerë. Një nga veçorit e kësaj lufte është se, në 70000 partizanët  dhe 28000 dëshmorët e rënë, 80 % e tyre dominonte me moshë 13-22 vjeç. Midis dëshmoreve me moshë të re është edhe Xhavaire Braka e lindur në vitin l926 në fshatin Vernik të Kurveleshit. Ashtu si shumë familje të tjera në fshat e në krahinë edhe ajo e Brakajve dallohej për ndjenjat e larta atdhetare, patriotike, arsimdashëse, duke u lidhur që në fillimet e para me lëvizjen NCL. Në moshën 16- vjeçare ajo fillon e bëhet me shoqet e shokët, ku banonte, një propagandiste e aktiviste e ideve përparimtare. Ja disa nga shprehjet e saj me të rinjtë: “…ne duhet të luftojmë që të jetojmë të lirë,..të luftojmë që të kemi edhe ne shkollë në të ardhmen, babai im ka qenë mësues, por nuk mësoi fëmijët e fshatit tonë, se te ne nuk ka patur kurrë shkollë…”. Më 13 shtator 1943, ajo së bashku edhe me disa të rinj të organizatës së rinisë që ishte ngritur në fshat, doli partizane, duke u radhitur në çetën “Demo Fejzo” të batalionit “Asim Zeneli”, në Brigadën e Gjashtë Sulmuese. Më 16 qershor 1944, Xhevaire Braka u vra duke luftuar heroikisht me nazistët gjerman në malin e Këbuzit, në krahinën e Kurveleshit. Skuadra, ku ajo bënte pjesë ka luftuar me heroizëm, deri në luftim trup me trup. Ajo u vra për të mbrojtur këto male sa të bukura dhe të ashpra, por të dashur, si për Xhevairen, por edhe për ne që e kemi prejardhjen andej. Luleve të bukura të këtij mali ju shtua edhe një lule tjetër, e cila çel çdo pranverë në vendin ku u vra Xhevairia, por edhe më e bukur se ato, sepse rrënjët e saj janë vaditur me gjakun e kuq të zemrës së madhe liridashëse të kësaj vajze labe vermikase. Vermikasit nuk e harrojnë sakrificën dhe aktin e trimërisë së bijës së tyre,ata e nderojnë dhe respektojnë atë, ashtu si edhe gjithë dëshmorët e tjerë. Ata të respektojnë se ti Xhevaire, i nderove, edhe pse e rritur jetime në moshë fare të re ti i vure në jetë porosit e familjes tënde, që ta doje Atdheun e të mos kurseje as jetën për të mirën e tij. Ata të respektojnë se ti, e dhe jetën për një kauzë të madhe, për lirinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Ata të përfytyrojnë dhe u dukesh si një monument i lartë prej mermeri në këtë mal, ku në një dorë mban pushkën që luftove pushtuesit dhe në dorën tjetër ke një tufë me lule nga më të bukurat të mbledhura në këto male të larta, që njerëzit e tu, por edhe banorët e zonës përreth të bien herë pas here kur vijnë e përulen para teje. Gjaku i saj i derdhur në këto male, ka 70 vjet  që ndriçon dhe do të ndriçojë, si zjarr partizan që nuk shuhet, drita e të cilit na tregon rrugën për të ecur përpara. Sakrifica e saj sublime ka bërë që ajo të hyjë në histori, emri i saj është ngjitur në panteonin e nderit të kombit tonë, ndaj vermikasit krenohen me emrin e saj dhe i këndojnë.

Xhevaire vajzë jetime

Partizane vajzë trime

Në Këbuz ti re dëshmore

Vermikun ti e nderove.

Por nuk flet për shenjë nderimi dhe respektimi i veprës dhe gjakut të derdhur nga dëshmorët, kur shikon se, ka jo pak lapidar e monumente që minimumi nuk janë të mirëmbajtur, ose edhe më keq të prishur, të dëmtuar e shkatërruar, të hequr germa deri në zhvendosje e çuar në periferi të qytetit, siç është rasti i heronjve të Shkodrës. Qeveria sa herë që ndërrohet këtu në Shqipëri, herë i rrethojnë e blindojnë me gardh e kangjella dhe herë i sharrojnë ato, duke filluar nga Presidenca, Kryeministria e deri te institucionet e tjera. Por le të mos harrojnë, ti vlerësojnë më mirë qeveritarët tanë, se jemi në edhe në prag të 70- vjetorit të çlirimit të Atdheut, të harxhojnë pak para për ata lapidarë, ku kanë derdhur gjakun ata djem e vajza dhe që janë katandisur si mos më keq, pasi në themelet e këtyre institucioneve është gjaku i tyre.