Ballina Aktualitet “Mundni egon dhe mbillni paqen”/ Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba...

“Mundni egon dhe mbillni paqen”/ Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba Mondit: Bekime nga Zoti për ju dhe familjet tuaja

13
Sigal

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka mbajtur fjalën e tij në festimet e ditës së Sulltan Novruzit.

Ai ka uruar besimtarët duke i porositur që të mundin egon dhe urrejtjen e të mbjellin paqe e dashuri.

“Uroj që Sulltan Novruzi të sjellë për ju mbarësi dhe bekime nga Zoti për të gjithë ju dhe familjet tuaja. Në këtë ditë të veçantë uroj ta doni më shumë njëri tjetrin, të bëni mirë e të përparoni duke pasur dashamirësi në zemrat tuaja. Secili duhet të njohë vetën, të mundë egon dhe urrejtjen e të mbjellë paqe”, tha ai.