Moti i keq dëmton banesat në Kuçovë, banorët apel shtetit: Na kompensoni dëmet

127
Sigal

Moti i keq, me reshje intensive shiu dhe breshëri ka shkaktuar dëme në 15 banesa në Kuçovë.

Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka, që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket.

Në një prononcim për mediat, ata shprehet se shkak për këto përmbytje nuk është natyra por bllokimi i koletorëve, të cilat nuk janë pastruar për vite me radhë. Apeli i tyre ndaj shtetit është për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.

Drejtori i Zhvillimit Rural në Bashkinë Kuçovë, Nazmi Sula, ka pohuar se reshjet e rëna dje kanë dëmtuar në përgjithësi kulturat një vjeçare, siç janë gruri e perimet si dhe kulturat dru-frutore. Ai ka pohuar se në fshatin Perondi është dëmtuar një sipërfaqe rreth 60 hektar, në fshatin Magjatë 50 hektar dhe në fshatin Gorraj 45 hektar, dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur pritej që gruri të korrej dhe të magazinohej javën që vjen.