Moti do të “tërbohet”!

594
Parashikimet e motit s’janë aspak të mira për ditën e sotme. Në mesditë pritet erë e fortë dhe herë pas here do të gjenerohen dhe shira të dobët dhe lokalë.
Më të theksuara vranësirat dhe shirat do të paraqiten në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Edhe pasditja e mbrëmja do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët në qendër dhe jug të vendit duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat malore veriore.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë. 
Meteoalb sqaron se stuhitë e rërës dhe të pluhurit që ndodhin në kushtet kur ajri nxehet mbi sipërfaqet e shkretëtirës duke shkatuar instabilitet të fuqishëm të shtresës së poshtme të atmosferes do të ndihen dhe në vendin tonë. Problemi kryesor i qarkullimit të këtyre stuhive është impakti i lartë në shëndetin e njeriut. Grimcat e pluhurit dhe të rërës në ajër jo vetëm përkeqësojnë por edhe janë shkaktarë të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Konkretisht, për territorin shqiptar parashikohet që mesdita e së hënës, të sjellë shtim të përqëndrimit të grimcave të ngurta jo vetëm në shtresat e ulëta të atmosferës por edhe pranë sipërfaqes së tokës. Kjo, si pasojë e qarkullimit jugperëndimor të masave ajrore të cilat do të sjellin në vend sasi të rërës dhe pluhurit të Afrikës Veriore.
Sigal