Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë ndodh pas mesnatës

191
Sigal

Vendi u zgjua sot i mbërthyer nga vranësirat dhe reshjeve të shiut, të cilat u shtuan me kalimin e orëve.

Teksa aktualisht hasen reshjen në të gjithë territorin, pjesa më e prekur është Ultësira Perëndimore dhe rajoni qendror.

Deri më tani nuk ka të dhëna për përmbytje pavarësisht se në disa zona priten reshje me intensitet të lartë, deri në 20 mm shi.

Sipas raportimeve nga Meteoalb, reshjet pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në të gjithë vendin edhe pse me intensitet më të ulët.

Fill pas mesnatës vranësirat do të lenë territorin e vendit duke bërë që gjatë ditës së nesërme të kemi mot të kthellët me temperatura optimale për këtë muaj.