Mot i paqëndrueshëm, diell, shi dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 300-400 metër

275
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën e dytë të ditës.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurtër në formë shtrëngatash.

Në relievet malore-kodrinore në lartësitë mbi 300-400 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet me drejtim Juglindje-Verilindje dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 0/15 Diell shi

Kukës 0/13 Diell shi/borë

Lezhë 2/15 Diell shi

Dibër -2/11 Diell shi/borë

Durrës 3/16 Diell shi

Tiranë 1/15 Diell shi

Elbasan 0/14 Diell shi

Berat -3/15 Diell shi

Vlorë 1/14 Diell shi

Korçë -3/9 Diell shi/borë

Gjirokastër -2/14 Diell shi

Sarandë 1/15 Diell shi.