Mos e ndyni shkollën tonë laike me LGBT-të!

727
Jakup B. GJOÇA
Qenkan revoltuar komunitarët e LGBT-së, pse drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë u përplasi derën në surrat, disa aktivistëve të LGBT-së, shqip dhe shkoqur, tranvesti, transeksualë, të “japin” eksperiencën e tyre nxënësve 15,16 dhe 17-vjeçarë.

Po pyes këdo qytetar dhe qytetare:
– Cila nënë mund të lejojë, që dikush, të shkojë në shkollë dhe t’i japë vajzës së saj 15-17 vjeçe eksperiencë për tranvesti, për transeksualizmin dhe bulizimin?

Ndërsa këtyre aktivistëve të LGBT-ve u drejtohem, si prind dhe qytetar:
– Çfarë e kujtoni ju shkollën laike në Shqipëri? Kult sektesh, ku cilido, në emër të të drejtave dhe lirisë së fjalës, mund të shkojë nëpër shkolla dhe të japë eksperienca, të propagandojë përvoja për sektin e tyre? Ca më pak, të shkojë në shkollat tona, në ato shkolla, ku mosha e nxënësve është 15-17 vjeç dhe të japin eksperiencën e transekualizmit? Të bulizimit? Të LGBT-ve? 

– Po cili sekt në Shqipëri shkon nëpër shkolla dhe të japë eksperienca dhe të propagandojë, p.sh, për fenë ortodokse, katolike, për bektashinjtë, për myslimanizmin? 
– Kushtetuta jonë e përcakton që shkolla në Republikën e Shqipërisë është LAIKE. 

– Atëherë, si guxoni dhe trokisni në dyert e shkollave dhe të propagandoni transekualizmin?

– Çfarë morali do t’i japësh një vajze dhe një djali 15 vjeçar? Përvojën tuaj, si shkoni në krevat mashkull me mashkull dhe femër me femër?

Por, paskeni edhe kurajë publike, që të protestoni me letër të hapur edhe kryeministrit Rama, për drejtoreshën e shkollës, pse ua përplasi derën surratit, sepse drejtoresha e shkollës zbatoi Kushtetutën e Shqipërisë, duke ruajtur karakterin laik të shkollës në Shqipëri! Ju, aktivistë të LGBT-ve, edhe pse i shkruani në letër kryeministrit Rama, “….Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë…”, por nuk jeni të qartë, se çfarë kuptoni ju, që kryeministri di shumë mirë, por kryeministri Rama nuk mundet t’ju privilegjojë juve, as LGBT-në e të tolerojë që ju të shkoni nëpër shkollat tona, sepse asnjë kryeministër nuk e ka kompetencën ligjore të dhunojë laicizmin e shkollës në Shqipëri. Nëse doni të përhapni eksperiencën tuaj, siç pretendoni në letrën publike që i drejtoni kryeministrit Rama, bëni kërkesë dhe merrni leje për hapjen e shkollave, liceve të mësimdhënies dhe eksperiencëdhënien e transeksualizmit, bulizimit dhe LGBT-ve, siç bëjnë edhe sektet fetare, që kanë shkollat e tyre fetare në Shqipëri. 

Përse nuk vepron Policia e Shtetit dhe të shkojë e të arrestojë këta aktivistë të LGBT-ve, të cilët dhunojnë shkollën, shkelin Kushtetutën, duke dashur të cenojnë laicizmin e Shkollës në Shqipëri?
Sigal