Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani/ Si u dhanë miliona lekë pa garë, në tavolinë?

Në Roskovec, dielli nuk ndriçon njësoj për të gjithë. Ndërsa qyteti pret panele diellore për të kursyer energji, në zyrat e bashkisë duket se po prodhohet një tjetër lloj “energje” – ajo e rishpalljeve pa fund dhe garave pa garues.

Katër tendera, të njëjtin objekt, të njëjtën fituese. Një procedurë që nisi si projekt “jeshil” për mjedisin, përfundoi si skemë gri në letrat e prokurimit publik.

NOA

Nën firmën e Majlinda Bufit, dielli i transparencës është zbehur pas katër tentativash të njëpasnjëshme për ta dhënë kontratën, derisa më në fund fati ndriçoi vetëm një kompani: “Sings & Road Safety Solutions.”

Bashkia e Roskovecit ka shpallur një tender më 30.07.2025 për objektin: “Blerje dhe instalim i pajisjeve (panele fotovoltaike për pallatin 2-katësh në qendër të qytetit)” me fond limit 22 milionë lekë, të llogaritur nga kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

22 milionë lekë u dhanë pa garë, pasi të vetmet kompani në garë rezultuan edhe fituese: “Sings & Road Safety Solutions.”

Sipas nenit 6 dhe 7 të Ligjit për Prokurimin Publik, autoriteti kontraktor duhet të garantojë konkurrencë efektive. Nëse, si në rastin e këtij tenderi, ka vetëm një operator në garë, nuk ekziston konkurrenca, dhe procedura humb kuptimin ligjor të garës publike.

Ky tender është sinjalizuar me flamur të kuq për mungesë konkurrencë dhe anulim të përsëritur të procedurës (dy ose më shumë herë).

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

Sipas dokumenteve që Piranjat news investiguan, rezulton se tenderi ishte hapur fillimisht më 4 shkurt 2025, por u anulua.

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

Më pas u rishpall më 27 shkurt, por edhe kjo procedurë u mbyll.

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

Në vijim, tenderi u rihap sërish më 22 prill 2025, por u mbyll pa rezultat.

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

Për t’u rishpallur për herë të katërt më 31 korrik 2025, kur përfundimisht u lidh kontrata.

Monotenderi solar i Bufit ndriçon vetëm një kompani / Si u

Nga rishpallja në rishpallje Bashkia ka rritur fondin  nga 14 milionë në 22 milionë lekë

Majlinda Bufi ka qenë mjaft këmbëngulëse në këtë tender, duke e shpallur dhe rishpallur plot katër herë, por kjo formë procedure mbart një tjetër rrezik — atë të dhënies “në tavolinë” të tenderit.

Pra, rishpallja disa herë është indikacion për shkelje të nenit 19 të Ligjit nr. 162/2020, i cili përcakton: “Ndalohet praktika e fragmentarizimit ose përsëritjes së procedurës që kufizon konkurrencën ose favorizon operatorë të veçantë.”

Ky tender duhet të merret në hetim nga organet ligjzbatuese dhe KLSH pasi ka indicie për rriskë të lartë dhe kategorizohet  me mundësi të lartë  për procedurë të manipuluar dhe përsëritje artificiale//Piranjat news.