“Molla e ndaluar”/ Ekzekutimi i Vilson Tafçiut, xhelozia solli vrasjen

555
Sigal

Vilson Tafçiu, 28-vjeçari që u vra mbrëmjen e të hënës me armë zjarri në zonën e Astirit kishte një histori dashurie me një grua të martuar. Sipas “dosja.al”, gruaja që i kishte rrëmbyer zemrën Tafçiut, ende e paidentifikuar, mund të jetë një prej konflikteve që ka pasur viktima me autorin e arrestuar, Noel Dishi. Rrjedhimisht, njjë nga pistat ku po hetohet është ajo e xhelozisë por që ende nuk dihen detaje se si molla e ndaluar e viktimës mund të ketë futur në sherr dy miqtë. Sot, pas negociatave me familjarët e Noel Dishës, ky i fundit është vetëdorëzuar në polici ku është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.