Mjeku shqiptar në Itali: Fataliteti ka rënë, kujdes nga simptomat e Kavasakit

466
Sigal

Në lidhje skype me edicionin e pasdites në Syri Tv, mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci ka folur edhe për situatën e koronavirusit në këtë shtet, duke e cilësuar optimiste, edhe pse sipas tij situata duhet marrë me rezerva.

‘Kemi pasur shumë më pak raste, presioni është ulur shumë, Po rihapim çdo repart që kishim për Covid-19, të cilët tani e tutje do merren me sëmundjet rutinore, por gjithmonë duke mbajtur një alert të madh.

Ajo që nuk ka ndryshuar është kura. Deri më tani kemi arritur të njohim anën e panjohur të këtij virusi. Është ulur fataliteti. Po kështu edhe numri i rasteve në Itali është ulur. Ai koeficenti R0 tani është në R1. Sigurisht që tamponi nuk është terapi, por jemi në gatishmëri.

Koronavirusi është zbuluar në fecius, në polmone, kështu që dimë që virusi ka kapacitete shumë të madha që të ngjitet në organizëm. Thjesht nuk duhet të ulim gatishmërinë. Nëse vatrat janë të hapura atëherë është e kotë’.

Troci komentoi edhe sëmundjen e Kavasakit te fëmijët, që thuhet se ka lidhje me koronavirusin e ri.

“Është e vërtetë, në Itali është dhënë nga shumë pediatër një sinjal alarmi që të kenë kujdes nga këto simptoma.

Sëmundja e Kavasakit është një sëmundje idiopatike, pasi nuk dihet nga vjen, por dihen simptomat.

Sëmundja ka simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Te këta pacientë, po flasim për numra fatmirësisht relativisht të ulët, është vënë re në disa spitale një rritje e numrit të këtyre pacientëve të vegjël. Nuk dihet nëse ka një relacion mes Kavasakit apo Covid-19.

Është një sëmundje që trajtohet dhe nëse kapet në kohë, trajtohet lehtësisht. Nuk duhet të hapim panik te fëmijët, sidomos te nënat. Për momentin është vetëm një e dhënë dhe numrat janë të vegjël. Pediatrit duhet të shohin me kujdes këto simptoma pa përhapur panik,” tha ai.